Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosura nënë e bijë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa raportohet se një automjet ka përplasur këmbësoret.
Nënë e bijë janë dërguar në spitalin e qytetit, ku po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.





