Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në makinë më 25 korrik nga policia australiane, pasi ishte përleshur gjatë me të atin e saj, Petrit Lekaj. Ditën e sotme i është dhënë lamtumira, 20-vjeçares nga familja, miqtë të afërmit dhe e gjithë rrethi i saj shoqëror.
Sipas mediave të huaja, është parë që vëllai i së ndjerës, 11-vjeçari Pyrrhus, nëna Romina dhe gjyshja e saj me origjinë shqiptare të kenë qarë me dënesë gjatë përcjelljes së të resë në banesën e fundit.
Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.
Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten, me thikë. Ai tashmë është nën akuzën e vrasjes, teksa qëndron nën kujdesin mjekësor, me mbikqyrjen e policisë.
Mediat e huaja raportojnë se e reja, kishte dalur me shoqet të festonte mbylljen e provimeve të këtij viti akademik, por përfundoi tragjikisht e vrarë nga babai i saj.
Ajo ishte një studente e shkëlqyer në Universitetin e Australisë Jugore, për mjekësi. Gjithashtu Sabrina ishte dhe një talent në piano.





