Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku dyshohet për disa të plagosur.
Një automjet tip “Mitsubishi” është përplasur me një autobus dhe tre persona kanë mbetur të lënduar, nga të cilët shoferi i “Mitsubishit” dhe 2 pasagjerë të autobusit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes si dhe një ambulancë që ka transportuar të plagosurit në spital.





