Në periudhën janar-korrik të këtij viti përveç udhëtarëve, tragetet e linjave nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra, ose 5 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. 

Të dhënat janë bërë të ditura nga Sektori i Statistikave në APD, sipas të cilit një rritje prej 5 % ka shënuar edhe numri i lundrimeve vajtje-ardhje, 577 të tilla,  që kanë kryer tragetet në këto shtatë muaj. 

Burimet shtuan se në portin e Durrësit kanë mbërritur 341 mijë ton mallra me tragete, ndërsa janë nisur drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes afro 206 mijë ton mallra të tjerë. 

Mallrat drejt/nga tragetet janë transportuar me më shumë se 46 mijë kamjonë dhe trajlerë. Gjatë periudhës 7-mujore 2019 tragetet janë preferuar nga më shumë se 367 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj.