Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi veriun e Sumatrës në Indonezi, vetëm disa orë pas tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi pjesën lindore të vendit. Epiqendra e lëkundjeve të fundit u regjistrua pranë Pematangsiantar, rreth 126 kilometra nga Medani, ndërsa tërmeti kishte një thellësi prej rreth 158 kilometrash.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, magnituda e tërmetit është vlerësuar ndryshe nga institucionet sizmologjike, me Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së që e raportoi 6.9, ndërsa Qendra Gjeologjike Gjermane e vlerësoi 6.8. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet Indonezinë brenda pak orësh. Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.