Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë në zonat mes Dervicianit dhe Goranxisë në Dropull të Gjirokastrës.

Mësohet se 2 ha kullotë janë djegur, ndërsa flakët kanë prekur edhe rreth 50 pisha. Dy makina zjarrfikëse kanë shkuar në terren të cilat po shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara dhe po punohet edhe me mjete rrethanore si pasojë e terrenit malor. 

Këtë vit përgjatë korrikut në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.

Në 2017-ën në të gjithë qarkun e Gjirokstrës  u dogjën më shumë se 700 ha kullota dhe pyje ndërsa gjatë 2018 u shënuan 80 vatra zjarri.