Një "Audi Q7" mori përpara 11 makina luksoze në një rrugë të Londrës, duke shkaktuar një aksident me kosto 1 milionë paund.

"Daily Mail" ka publikuar pamjet e përplasjeve të forta dhe makinat e shkatërruara si pasojë e përplasjes së "Audit Q7".

Ai shkatërroi mes të tjerash një McLaren me vlerë 200 mijë paund, një Porsche 40 mijë paund dhe një Bentley 200 mijë paund.

Dëshmitarë në zonë kanë treguar se dëgjuan një zhurmë shumë të fortë, aq sa fillimisht është dukur sikur ishte rrëzuar ndonjë helikopter.