Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës paraditen e kësaj të marte.
Mësohet se automjeti tip "Audi" me targa AA 467 PC, është përplasur me një automjet tip "Peugeot".
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.





