Tifozët e Liverpoolit dhe Cityt e kanë marrë më shumë rivalitet ndeshjen e superkupës në Angli. Xhirime dramatike tregojnë se si huliganët e këtyre dy ekipeve janë përleshur në një tren.
Grushte madje edhe shishe të birrave janë parë duke u hedhur.Tifozët e Manchester City dhe Liverpool janë përleshur me grushte, shishe birre dhe shqelma pas ndeshjes së superkupës së Anglisë, e njohur si “Community Shield”.
Tifozët e dy klubeve kanë treguar rivalitetin e tyre në Londrën veriperëndimore teksa janë përleshur në stacionin e trenit. Xhirimet tregojnë se si një dyzinë huliganësh janë përleshur në tren derisa kanë bllokuar dyert e trenit.





