Në këtë moment astrologjik, ashtu siç ndodh shpesh, ka situata që do doje të realizoheshin, por janë të bllokuara për motive të ndryshme. Dëshira jote më e madhe është të bësh të mundur edhe të pamundurën. Nëse forcat e tua nuk janë të mjaftueshme, Horoskopi të vjen në ndihmë dhe të udhëzon se cila shenjë Zodiakale është më e mira për të realizuar dëshirat e tua.

DASHI

Me Saturnin dhe Plutonin kundër prej muajsh, dëshira jote më e madhe në këtë periudhë mund të jetë të rigjesh harmoninë dhe rregullin në jetën tënde. E vetmja shenjë në gjendje për të të ndihmuar të riorganizosh përditshmërinë tënde, me një planifikim të kujdesshëm dhe preçiz, është Bricjapi. Mund të kënaqë edhe dëshirën tënde të lindur për të debatuar me një ‘kockë të fortë’ që di të arsyetojë. Mes ju të dyve, nuk dihet kush është më kokëforti.

DEMI

Ti, si gjithnjë, dëshiron të kesh një stil jete të qetë dhe relaksuese, që të lejon të jetosh në luks dhe mirëqenie me të gjitha komoditetet që të nevojiten. E admiron idenë që të kesh pranë vetes dikë që të përkëdhel me dashuri, pa të propozuar eksperienca të çuditshme që nuk do të të pëlqenin. Për të shijuar qetësinë e jetës familjare, mund të besosh te Gaforrja, që e bën shtëpinë tënde të rehatshme dhe të ngrohtë. Maksimumi i egërsisë mes jush është lufta me jastëkë.

BINJAKËT

Je njeri që do të lëvizësh dhe dëshiron ta bësh jetën tënde entuziasmuese, duke përjetuar eksperienca të reja çdo ditë. Mes karakteristikave të tua është edhe egocentrizmi dhe dëshiron që të gjithë të të vënë re për atë që je, atë që bën dhe mbi të gjitha për atë që thua. Shenja që të lejon të biesh në sy, duke marrë pjesë bashkë me të në spektaklin e jetës, është Luani. Bashkë jeni të pamposhtur dhe personalitetet e forta që keni tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve.

GAFORRJA

Në këtë moment astrologjik, më shumë se kurrë, dëshiron të gjesh stabilitetin dhe t’i japësh fund skenave që karakterizojnë ditët e tua. Ke frikë nga surprizat sepse së fundmi kanë dalë të jenë mashtrime. Do vetëm të ndërtosh zakone të reja bashkë me dikë që ti e do. Shenja e Virgjëreshës mund të kënaqë kërkesat e tua dhe është e vetmja shenjë  që të ofron ndihmën e vet në moment vështirësie, pa marrë asgjë në këmbim. Mos e lër të të ikë!

LUANI

Të gjitha dëshirat e tua në këtë moment kanë një tematikë të vetme: jeta jote sentimentale. Me Jupiterin në favor, mund të arrish të realizosh ëndrrat e tua, madje duke marrë më shumë se ç’shpreson. Do të kesh pranë vetes një njeri të veçantë, krijues, që di të të surprizojë, pa të dhënë shumë siguri (ti preferon të mundohesh pak).

Ujori është me siguri shenja e duhur për të të bërë të lumtur dhe për të mos u mërzitur kurrë nga monotonia!

VIRGJËRESHA

Jeta profesionale po përjeton një moment të favorshëm dhe je në një pikë të karrierës ku çdo pikë është e rëndësishme për të ndërtuar të ardhmen tuaj. Nuk ka diskutim që do arrish objektiva të reja dhe dëshirat  tua në fakt, janë drejtuar në tematika të tjera  që të lënë më shumë pezull. Do doje të frekuentoje njerëz të zjarrtë, qofshtë si miq, qoftë si dashnorë, që të të japin ato përkëdheli të cilat nuk guxon t’i kërkosh. Akrepi mishëron ekzaktësisht gjithçka po ëndërron.

PESHORJA

Saturni dhe Plutoni jo në favorin tuaj, po bëjnë që ta ndjesh peshën e tyre dhe ti po nis të lodhesh, sidomos së brendshmi. Dëshiron të kesh forcën dhe energjinë për të përballuar vështirësitë me kurajo dhe vendosmëri e do të të pëlqente si aleat dikë që çdo ditë lufton, duke të treguar se pas çdo problemi fshihe mundësi magjike. Shenja e Dashit është e vetmja në gjendje të të bëjë mjaftueshëm të fortë për të përballuar jetën me gjithë bukurinë që ka, me kokën lart.

AKREPI

Dëshira jote më e madhe është të jetosh vazhdimisht emocione të forta dhe intensive. Nuk të pëlqejnë situatat statike apo preferon të zemërohesh më shumë se të provosh indiferencën për dikë apo diçka me të cilën ke të bësh. Do doje të kishe pranë vetes një person të qetë dhe të ndjeshëm që  di të të pranojë me gjithë difektet e tua. Vetëm shenja e Peshqve mund të jetë në gjendje të të kënaqë. Si të jeni miq edhe të dashur, do mund të kuptoheni me vështrim.

SHIGJETARI

Jupiteri në shenjë të bën shumë optimiste/e dhe një ndër dëshirat më të forta është me siguri ajo që të sjellësh pozitivitet dhe humor të mirë edhe në jetën e njerëzve  të cilët i do shumë. Dëshiron gjithnjë paqe dhe harmoni rreth vetes, në çdo fushë të jetës. Shenja e Peshores, pavarësisht se po kalon një periudhë të rënduar, mund të të ndihmojë të arrish apo t’u shkosh afër idealeve më të larta që ke. Lehtësia e Peshores është çka të duhet për të gëzuar pa asnjë pengesë jetën tënde.

BRICJAPI

Saturni në shenjë po të ndihmon të marrësh vendime që kërkojnë qetësi. Je në gjendje të marrësh në dorë situata të vështira, duke marrë përgjegjësitë mbi supe. Do të kesh pranë vetes një person që të jetë i rezervuar dhe i/e mençur sa ty, por në të njëjtën kohë të të ndihmojë të shijosh jetën, nga të cilat ndonjëherë e privon veten. Natyrisht, e vetmja shenjë që mund të kënaqë këtë dëshirë është Demi. Bashkë mund të ndërtoni çdo gjë.

UJORI

Dëshira jote për pavarësi dhe liri shkon mbi gjithçka dhe mbi këdo, por fatkeqësisht jot ë gjithë arrijnë ta kuptojnë dhe të etikojnë si menefregist/e dhe të paqëndrueshëm/e me të tjerët. Për të qenë të lumtur keni nevojë të ndiqni idealet tuaja. E vetmja shenjë që gjendet në të njëjtën gjatësi vale me ju është shenja e Binjakëve. Bashkë mund të surprizoni shumë këndshëm njëri tjetrin, duke jetuar çdo ditë emocione të reja, pa ankth apo preokupim për të ardhmen.

PESHQIT

Jupiteri jo në favor prej muajsh po tenton të minimizojë entuziazmin tuaj, sidomos në punë. Ajo që dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër është të rekuperoni shpresën, bësimin në aftësitë tuaja dhe në fat. shenja e Shigjetarit do mund t’ju ndihmojë me siguri, me optimizmin e tyre të pashkatërrueshëm, për të rigjetur ëndrrat e tua më të lumtura. Mos hezitoni t’i thoni se në ç’mënyrë do mund t’ju ndihmojë sepse edhe Shigjetari, ashtu si ti, është i lumtur  kur i bën njerëzit që do të ndihen mirë.