Barcelona ka nënshkruar me mbrojtësin Junior Firpo nga Real Betis. 22-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare dhe ka një klauzolë largimi prej 200 milion eurosh.
“Barcelona dhe Real Betis kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Junior Firpo për një shumë prej 18 milion eurosh, plus 12 milion euro në bonuse”, thuhet në një deklaratë të klubit. Ai është nënshkrimi i katërt i klubit i verës pas mbërritjes së Frenkie de Jong, Antoine Griezmann dhe Neto.
Ernesto Valverde tani ka opsione të shumta në të majtë të mbrojtjes.





