Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të dielën në mëngjes, përgjatë Pontebbana në Via Roma.
Sipas mediave italiane shqiptarët Dorian Muftaraj, 24 vjeç dhe Rruzhdi Karreci 35 vjeç me origjinë nga Durrësi, ishin pa rripa rigurimi dhe kjo ka bërë që të mos i shpëtonin këtij aksidenti.
"Ishte ora 6 e mëngjesit, kur automjeti "Volkswagen Golf GTI" i zipër shkaqe ende të paqarta humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni që rrethon oborret e Pedemontana në zonën e Villorba. Përplasja ishte mjaft e fortë, aq sa makina u rrotullua dhe përfundoi në një fushë ngjitur me rrugën. Në rrugë ishin kalimtarët e rastit që njoftuan policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët që ishin në automjet humbën jetën në vendngjarje para se të mbërrinte ndihma mjekësore," shkruan "trevisotoday".
Sipas mediave italiane Myftaraj jetonte në Shqipëri por kohët e fundit ndodhej në Itali ndërsa Karreci, banor i Spresiano, ishte i njohur për policinë pasi ishte arrestuar më 27 korrik 2018 pasi ishte kapur me kokainë.





