Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Mirëditë. Një 58-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.
Mësohet se qytetari që ka vdekur është një 58-vjeçar i identifikuar si Gj.P.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





