Një tjetër pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhet shqiptare. Policia bën me dije se në orët e para të ditës së sotme një pushues ka humbur jetën në plazhin e Spillesë, në Kavajë.

Personi që ka humbur jetën është i moshës 72 vjeç. Ai ka hyrë në det për tu larë dhe nuk ka dalë më prej atyre.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak

Më datë 04.08.2019,rreth orës 11:00, në Spille, shtetasi M.K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.