Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmë në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, ku shtetasi A.Zh., 30 vjeç duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje shtetasin Sh.P., 56 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2019, rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, Durrës, shtetasi A.Zh., 30 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç, këmbësor i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.