Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pak më parë në Gjirokastër, teksa një trup i pajetë u gjet në Përroin e Dunavatit.
Mësohet se viktimë ka mbetur 64-vjeçari B. Gj. nga Tirana, i cili kishte shkuar si turist në Gjirokastër, por kishte humbur rrugën, teksa kishte dalë shëtitje në qytet.
Ndërkohë, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, për shkak të terrenit të vështirë.





