Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës.

Mësohet se një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Adoleshenti ishte nga fshati Porodinë, ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun të marrë aktin e vetëflijimit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.