Ronaldinjo është në një telash të madh, pasi për shkak të problemeve financiare do t’i konfiskohen pasaportat e tij. Sulmuesi kishte një karrierë të sukseshme brenda fushave të blerta, por nuk duket e njëjta situatë edhe jashtë fushave.
Braziliani pritet të gjobitet me miliona euro, për shkak të taksave të pa paguara dhe gjobave në lidhje me një nga pronat e tij. Por, nuk përfundon këtu, pasi raportohet se atij i është mohuar liria për të shitur ndonjë prej 57 pronave, dhe gjithashtu i janë konfiskuar pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane.
Duke ditur se ai ende posedon shumë pasuri, nuk pritet ta ketë problem shlyerjen e gjobave dhe taksave, por tani ai është një një situatë të keqe të cilën e ka krijuar vetë.
Koha do ta tregojë se si do të zhvillohet situata, por sigurisht nuk është një gjë e mirë të shikosh një legjendë si Ronaldinjo, të luftojë për të zgjidhur problemet e tij.





