Goditje e madhe në merkaton e Kolnit! Skuadra e rikthyer në Bundesligë në këtë sezon, ka bërë një investim serioz për të zhvilluar një kampionat pozitiv.

Kolni ka zyrtarizuar akordin me një… dhi! Kjo kafshë merret nga kopshti zoologjik i qytetit dhe është simbol i klubit gjerman dhe Henes IX është prezantuar si afrime i fundit i ekipit.

Henes IX zëvendëson Henes XIII, që ishte pjesë e klubit që prej vitit 2008, detyrë që u detyrua ta braktisë për shkak të osteoporozës.

Një kafshë e re do të shoqëroje ekipin tani e në vazhdim dhe të gjithë tifozët shpresojnë që Henes IX t’i sjellë sa më shumë fat Kolnit të tyre të dashur.