Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Carditello të Italisë, ku një makinë me 5 shqiptarë humbi kontrollin dhe u përmbys.
Mediet italiane raportojnë se të gjithë shqiptarët mbetën të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spital ku po marrin trajtim mjekësor.
Shkaqet dhe dinamika e aksidentit është e paqartë. Automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar i përmbysur.





