Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë pranë Pallatit të Sportit në Elbasan. Mësohet se të plagosurit janë shtetasit Mihal Kocashi, Fezi Ago dhe Astrit Cërriku.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, pasi personat ndodheshin në një lokal duke konsumuar alkool.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur disa postblloqe. Autori i ngjarjes është identifikuar nga blutë.
Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.





