Sot në spitalin e Divjakës është regjistruar një ngjarje aspak e zakontë. Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka mbërritur në spital, e tronditur pasi mjeti me të cilin ajo po udhëtonte është përfshirë në një aksident. Mësohet se nusja ishte nisur drejt vendit të njohur si "Pranë varkave" për të bërë klipin e dasmës, por nuk ka shkuar siç çifti kishte parashikuar.

Në aksident janë përfshirë dy mjetet, "Mercedes Benz" me targa FH 471 GR dhe mjeti tjetër me targat AA 318 NM. Mësohet se mjeti në të cilin po udhëtonte nusja, i ka prerë rrugën mjetit tjetër, të cilët po ktheheshin nga plazhi për në Divjakë.

Fatmirësisht  nuk ka pasur viktima dhe pasagjerët kanë shpëtuar me lëndime të vogla.