Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në zonën industriale të Pogradecit, ku u dogj një automjet tip "BMW X6".

Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar në flagrancë një person, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

"Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 31.07.2019, ku në lagjen nr.1, u dogj automjeti tip "BMW X6" në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M.", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.