Disa makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë. 

Mësohet se një automjet ka hipur mbi rrethrrotullim e më pas ka përplasur disa makina të tjera.

Pas goditjes makina ka përfunduar në oborrin e Gjykatës së Apelit.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i makinës kryesore ka përfunduar me disa dëmtime të lehta.