Kanë marrë tjetër rrjedhë hetimet në lidhje me çështjen e njohur si “Toyota Yaris”. Policia belge ka shpallur sot në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet të kenë lidhje me zbulimin e 3.5 milionë eurove në mjetet “Toyota Yaris”, një vit më parë, në Portin e Durrësit. Lajmi bëhet me dije nga mediat belge, të cilat shkruajnë se kushërinjtë shqiptarë mund të jenë dhe të rrezikshëm.

“Si pjesë e një hetimi juridik në lidhje me zbulimin e afro 3.5 milionë € nga autoritetet shqiptare në pjesën e brendshme të dy makinave të përdorura, policia federale belge po kërkon dy shqiptarë. Sot, autoritetet kanë shpërndarë mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë shumë të rrezikshëm. Burrat mund të jenë të rrezikshëm.Më 24 qershor 2018, një kamion shqiptar u inspektua nga autoritetet gjyqësore shqiptare në portin e Durrësit në Shqipëri. Në këtë kamion ishin nëntë automjete, kryesisht nga Belgjika. Autoritetet shqiptare zbuluan një shumë totale prej 3.366.700 euro dhe 80,000 franga zvicerane në rreshtimin e brendshëm të dy prej këtyre automjeteve.  Policia po heton faktet e këtyre dy personave në hetimin gjyqësor: Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 39 vjeç.  Të dy burrat kushërinj me njëri-tjetirn kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm”, është ky shkrimi i medias belge.

Më tej ftohen të gjithë qytetarët që nëse kanë informacione për kata dy të kërkuar të telefojnë në numrin përkatës, pasi shqiptarët konsiderohen të rrëzikshëm.