Urbanisti i njohur dhe ish-këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak Durrës, Ardian Muka, denoncon rikonstruksionin që po i bëhet bulevardit “Dyrrah”.
“Shpartallohet për të katërtën herë brenda 7 vitesh bulevardi kryesor i Durrësit”,– shkruan Muka në një status në Facebook.
Sipas Mukës, rikonstruksioni po bëhet pa transparencë publike, pasi nuk ka asnjë tabelë për firmën që po kryen punimet, nisjen dhe përfundimin e punimeve, fondin e vënë në dispozicion për këtë vepër publike etj.
“Korrupsioni i bashkisë së Dakos për 12 vite rresht ka bërë çfarë ka dashur nën vellon e një mjegulle totale për këtë investim dhe për investimet e tjera publike në qytetin tonë”,- e mbyll postimin e tij Muka.
Postimi i plotë i Ardian Mukës:
Shpartallohet per "rikonstruksion" per te katerten here brenda 7 vitesh bulevardi kryesor i Durresit. Ne 2012 me nje fond prej 137 milion lekesh te reja u be rikonstruksioni i pare i bulevardit,dhe me pas ne 2013 e 2016 rikonstruktohet, dhe tani ne 2019 ribehet nga e para. Dhe sic eshte tradita ne qytetin tone,nuk ka asnje tabele per njoftimin e punimeve, firmen qe kryen punimet, supervizorin, afatin, fondin ne dispozicion… sepse korrupsioni i bashkise se Dakos per 12 vite rresht ka bere cfare ka dashur nen vellon e nje mjegulle totale per kete investim dhe per investimet e tjera publike ne qytetin tone.





