Në zgjedhjet e 30 qershorit, Elton Arbana, kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, fitoi përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Pohumi.
Arbana ka bërë betimin ditën e sotme dhe në fjalën e tij të parë si kryetar bashkie premtoi se do të jetë në funksion të banorëve të Shijakut.
Gjatë ceremonisë së konstituimit ishte i pranishëm Prefekti i Durrësit Roland Nasto, ish-kryetari i bashkisë Ardian Kokomani, deputetët e zonës si dhe strukturat e Partisë Socialiste në Shijak.





