Durrësi është kthyer tashmë në një vend turistik që po tërheq vëmendjen dhe interesin e turistëve nga anekënd botës.
Teksa vitet e fundit jemi mësuar të shohim turistë të shumtë nga vendet nordike, që janë apasionuar pas bregdetit të Golemit, apo turistët që kryejnë vizita njëditore që kanë pjesë të udhëtimit të tyre me kroçerë edhe ndalesat në Durrës, tashmë po na vizitojnë edhe nga Lindja e Mesme.
Operatori i “DurrësLajm” ka filmuar një grup tursitësh nga Palestina, të cilët janë ndalur duke vizituar një prej siteve arkeologjike të qytetit antik, atë të Rotondës.
Turistët që vizitojnë vendin tonë vijnë përmes agjencive apo edhe me mjete të tjera, si p.sh.: ato që konsiderohen luksoze, jahtet etj. Që nga fillimi i muajit qershor kur nisi sezoni turistik, në kalatën 4 dhe në kalata të tjera të Terminalit Perëndimor janë bregëzuar 149 jahte turistikë nga vende të ndryshme të botës.





