Aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas humbën tragjikisht qenin e tyre Waldon pasi u godit nga një veturë në New York City.

Kjo ngjarje e trishtoi jo pak çiftin i cili ka vendosur që të mos e largojë kurrë nga jeta dhe trupi.

Për këtë arsye, Sophie dhe Joe i dedikuan një tatuazh.

Ata kanë publikuar fotografitë në rrjetet sociale për të treguar se janë tepër të lënduar nga humbja e qenit.