Me pamje nga deti, qetësi absolute, me një sipërfaqe rreth 300 metra katrore, me tarracë dhe kopshte dhe shtatë suita të arreduara nga Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, është kjo vila elegante e dyshes së stilistëve që ka dalë në shitje në ishullin Stromboli, në brigjet e Siçilisë.
Agjencia e pasurive të patundshme ”Lionard Luxury Real Estate” ka marrë email-e dhe telefonata pa fund për më shumë informacione.
Por çmimi mbetet mister, pasi agjencia do t’ua komunikojë vetëm klientëve të mundshëm.
Shtëpia e famshme e modës Dolce&Gabbana ka qenë epiqendër e polemikave këto muajt e fundit për shkak të një bojkoti të produkteve të saj në Kinë, shtet që zakonisht regjistron një të tretën e xhiros së tyre vjetore.





