Dy pushues kanë ndërruar jetë mesditën e kësaj të diele në vijën bregdetare të Durrësit.

Në informacionin paraprak të policisë së Durrësit, bëhet me dije se një grua e moshës 50 vjeçe, me iniciale N.T., nga Tirana, e cila vuante nga zemra, ka ndërruar jetë sapo është transportuar në spital, pasi ishte ndjerë keq kur ishte futur në det.

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar vetëm 10 minuta më vonë, rreth orës 13:50 te Gjiri i Lalzit, ku 33-vjeçari B.M. nga Tirana, ka qenë duke bërë xhiro me motor uji kur është rrëzuar dhe është mbytur.

RASTI I PARË

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra).

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

RASTI I DYTË

Më datë 28.07.2019, rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motor në ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.