Një vajzë 26-vjeçare në Indi, Runi Khatun, është shtruar me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta barku.

Por mjekët kanë mbetur pa fjale nga ajo çfarë zbuluan në stomakun e saj, një grumbull bizhuterish. Ajo ju nënshtrua menjëherë operacionit dhe mjekët nxorën nga stomaku i saj 69 zinxhirë, 80 vathë, 90 monedha, 11 pirsing, tetë medaljonë, katër çelësa, një orë, dy monedha floriri dhe pesë byzylykë.

Vlera e bizhuterive shkonte deri në 53 mijë paund. Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, ndërsa disa prej ari dhe të gjitha peshonin 1.6 kg, raporton The Sun.

Sipas mjekëve Runi vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë shpesh objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.