Ditët e nxehta dhe gati të padurueshme, gati po marrin fund, të paktën për pak ditë. Sipas Institutit të Gjeoshkencës (IGJEUM), ditën e nesërme priten reshje të dobëta në disa qarqe.

Por në Shkodër ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Po ashtu do të ketë një rënie të temperaturave.

Parashikimi i IGJEUM

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet.

Në zona të kufizuara, pritet nivel “I LARTË’’ në këta qarqe:

Shkodër (Perëndim), Lezhë (Perëndim), Tiranë (Perëndim), Fier (Veri).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) në përgjithësi, nuk priten reshje. Vetëm gjatë pasditeve, në zona të kufizuara të qarqeve në lindje mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Nesër (e diel, dt.28) priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit, ndërsa në qarkun e Shkodrës ato do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 38 °C

në vendet malore: 16 / 29 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.27) dhe nesër (e diel, dt.28) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.