Temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë Europën këto ditë. Termometri shënoi vlera ekstreme edhe në Londër.

Por duket se një grua e ka gjetur zgjidhjen se si t’i shpëtojë vapës përvëluese, ndërsa është parë duke shëtitur rrugëve të Londrës e tëra lakuriq.

Fotot e shpërndara në rrjet tregojnë gruan, e cila nuk mbante veshur asgjë tjetër veç këpucëve të saj. Në një moment ajo duket t’i bërtasë një njeriu të veshur që po ecte para saj.