Sipas Meteoalb kjo fundjavë paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore.

Gjatë natë së diel dhe mëngjesit të së hënës vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Mesdita e së hënës sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlerat 35 deri 36 gradë, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius.