Mbështetës të Partisë Demokratike janë përplasur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, të cilët sot do zhvillonin mbledhjen e parë për konstituimin e tij.
Por kanë hasur në kundërshtinë e disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe të vetë kryetarit, mandati i të cilit nuk është më në fuqi pas 30 qershorit.
Një pjesë e militantëve kanë hyrë në bashki, ndërkohë që kreu i bashkisë i së djathtës, Bledion Nallbani ka bërë thirrje dhe madje ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të lëmë që bashkia të uzurpohet.
Sipas tyre, 30 qershori është një datë e paligjshme me dekret presidencial.





