Justin Bieber i ka bërë të gjithë të mbeten me gojë hapur, pasi publikoi një foto të vetes me ‘dhëmbët e rinj’. Ai ka blerë një set diamantesh që vendosen te dhëmbët dhe i ka zbuluar në mënyrë modeste në foton e postuar së fundmi.
Megjithëse nuk i nxjerr dukshëm, ato nuk i shpëtuan syrit vëzhgues të mediave dhe publikut. ‘TMZ’ ka bërë kërkime për të gjetur vlerën e pajisjes estetike që ka blerë Justin dhe gjejeni çfarë? Ajo ka kushtuar plot 50.000 dollarë.
Pajisja në fjalë është ndërtuar që të mbulojë tërësisht 8 dhëmbë me flori dhe diamante të bardhë 7.65 karat. Shpenzime të tilla marramendëse për produkte që nuk është se kanë rol të rëndësishëm janë të shpeshtë tek yjet e ‘Hollywood’.





