Prej 15 korrikut, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Durrës ka organizuar kampin veror për 30 fëmijë të zonës së Porto Romanos.

Fëmijë të grupmoshave 6-13 vjeç, kryesisht të shkollës "Met Hasa" argëtohen me lojra të ndryshme në pyllin me pisha të Sektorin Rinias në Durrës. 

Ky grup fëmijësh është asistuar nga tre mësues, vullnetarë të degës të cilët krahas lojrave iu mësojnë fëmijëve edhe rreth kujdesit ndaj shëndetit.