Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e ka nisur këtë të dielë me një postim në rrjete sociale që njofton mbërritjen në port të anijes luksoze të ekspeditave “National Geographic Orion”.
Mjeti lundrues, që është ankoruar këtë mëngjes në portin më të madh të vendit ka sjellë vizitorë nga e gjithë bota, të apasionuar pas eksplorimit, fotografisë, natyrës dhe detit.
“Pesë ndalesa gjatë këtij viti e bëjnë Durrësin pjesë të një itinerari të veçantë të turizmit ekspeditar, duke i dhënë qytetit një tjetër mundësi për të prezantuar ndërkombëtarisht bregdetin e mrekullueshëm, historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore.
Durrësi gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit!”,- shkruan Sako.
Postimi i plotë:
Durrësi, kryeqyteti i turizmit!
Anija luksoze e ekspeditave “National Geographic Orion” mbërriti në Portin e Durrësit, duke sjellë vizitorë nga e gjithë bota të apasionuar pas eksplorimit, fotografisë, natyrës dhe detit.
Pesë ndalesa gjatë këtij viti e bëjnë Durrësin pjesë të një itinerari të veçantë të turizmit ekspeditar, duke i dhënë qytetit një tjetër mundësi për të prezantuar ndërkombëtarisht bregdetin e mrekullueshëm, historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore.
Durrësi gjithnjë e më shumë në hartën ndërkombëtare të turizmit!





