Gjatë ditëve të nxehta të verës, edhe politikanët i janë drejtuar bregdetit për të shfrytëzuar ditët e pushimit.
CNA.al ka publikuar dy foto të ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianjit, teksa janë ulur në një tavolinë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.
Fotot janë bërë në Qerret, ku Salianji dhe Duma janë ulur në një kafe, por nuk dihet me saktësi se kur mund të jetë shkrepur kjo foto mes dy kolegëve.
Disa kohë më parë u aludua për një lidhje mes të dyve, por të dy nuk kanë folur kurrë lidhur me thashethemet.





