Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës, ditën e sotme ka rënë një peshkaqen i vogël. Peshkaqeni është i llojit fokë dhe është 1 metër i gjatë dhe peshonte afro 10 kilogramë.
Gjallesa e rrallë është kapur nga një anije peshkatarësh që operon në ujëra të thella. Një lloj i tillë peshkaqeni gjendet në oqean, pasi ka karakteristika të tilla, por sot ai është kapur në 300 metra në det të hapur.





