Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në kryeqytetin grek, duke krijuar panik te qytetarët të cilët dolën në rrugë.
Tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë dhe lëkundjet u ndjenë 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.
Dëshmitarë thanë se lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën rreth 7-8 sekonda. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.
Pavarësisht kësaj, me mijëra njerëz dolën të frikësuar nëpër rrugët e Athinës.