Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, te Pallatet Malaiziani pranë qendrës tregtare Casa Italia.

Mësohet se ka pasur përplasje me armë mes dy grypeve, dhe për këtë shkak 2 persona janë shoqëruar nga policia.

Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura, dhe as detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Policia është treguar tepër e rezervuar dhe nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur, ndërsa për shkak se po filmonte është shoqëruar për në polici për rreth një orë dhe gazetari Bekim Bici, raporton "Syri.net".