Tre hapësira për plazhe publike janë hapur së fundmi në Golem!
Në kuadër të Task-Forcës së Turizmit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Ledion Lako në bashkëpunim të ngushtë me Prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, së bashku me stafin e Prefekturës Tiranë dhe Task-Forcën, hapën 3 hapësira për plazhe publike te Mali i Robit dhe në plazhin e Golemit.
Në angazhim të përbashkët me prefekturën, për të garantuar ndarje korrekte të hapësirave publike dhe private të plazheve, në zbatim të VKM-së për “Stacionet e Plazhit”.





