Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elida Kaçkini.

Dy ditë më parë, kur u zhvillua dhe seanca dëgjimore për Kaçkinin, u vu në dukje se pasuritë e saj rezultonin siç ishin deklaruar.

Qëndrim të njëjtë KPK pati edhe për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. 

Në momentet e rikonfirmimit, miq dhe të afërm kanë shpërthyer në lot gëzimi.

Prokurorja është edhe kandidate për në SPAK.