Dy turistë britanikë në Australi, ishin jashtëzakonisht me fat pasi vendosën të luajnë me një oktapod të vogël vdekjeprurës, pickimi i të cilit mund të vrasë deri në 26 vetë në pak minuta.
Një nga turistët e postoi videon me “lojën” e rrezikshme në Facebook dhe shpejt u bë virale. Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me oktapodin, duke e lënë atë që t’i prekë. Ata nuk e merrnin parasysh faktin që kjo mund t'u sillte vdekjen e dhimbshme. Sipas Odditycentral, turistët kishin shkuar për peshkim kur gjetën moluskun.
Oktapodi me tentakula blu, një nga kafshët më të rrezikshme në botë, ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz.
Ekspertët theksojnë se viktimat nuk mund ta kuptojnë pickimin. Pak minuta më vonë, viktimat ndjejnë dhimbje, paralizë e plotë dhe ndodh vdekja.





