Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimuan emrat e Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe Agim Kajmakut si kryebashkiak i Vorës.
Maliqi shkruan në Facebook se sot ka triumfuar drejtësia pasi kryebashkiakët e Partisë Socialiste u zgjodhën kundër ligjit dhe kundër dekretit të Presidentit Meta.
POSTIMI I PLOTË
Lajm i mire per shqiptaret. Gjykata e Durresit dhe e Tiranes godet zgjedhjet farse moniste te 30 Qershorit. Drejtesia triumfoj sot me mos njohjen nga Gjykata e Tiranes dhe Durresit te Kryebashkiakeve,ne kundershtim me ligjin ,dekretin e Presidentit dhe rregjistrimin jashte ligjit te Partise Bindja Demokratike.E drejta vonon por nuk harron.I bej thirrje gjykatësve te mbrojne ligjin,te mos tremben nga kercenimet mafioze nga gjoja vetingu i Partise ( Rilindjes ) por te mbrojne shtetin ligjor.Populli eshte sot me shume se kurre optimist per te ardhmen drejt BE me zgjedhje te lira,te ndershme,gjithëperfshirese.Kam besim dhe Gjykatat e tjera ne cdo Bashki do jene ne sikron me ligjin dhe te verteten duke mos i njohur nga ligjore Kryebashkiaket e rinj te dal nga votime moniste dhe te paligjshme.Populli sot me shume se kurre eshte me Gjyqtaret e ndershem si rasti i Tiranes dhe Durresit.





