Mbrëmjen e djeshme mbërriti në Torino, ndërsa sot herët, Matijs De Ligt është një "J Medical" për ta kaluar vizitat mjekësore.

Tifozët e Juventusit duhet të jenë shumë të kënaqur me drejtuesit e tyre, pasi ata kanë sjellë në Torino një nga mbrojtësit me të kërkuar në arenën europiane.

Tratativat mes palëve kanë qenë të ethshme, por më në fund De Ligt ka ardhur dhe është gati të kalojë testet mjekësore. Jashtë zyrave kanë qenë me qindra tifozë që kanë mirëpritur mbrojtësin dhe kanë brohoritur për të.