Konsumatorët në Brazil kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo. Të paktën 80 kg drogë u gjetën në dyqanin në lagjen Ermelino Matarazzo.

Policia raportoi se kjo ishte një mënyrë për pastrimin e rrugëve kriminale. Hetuesit besojnë se dyqani ku u blenë detergjentet të hënën, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Një teori tjetër e policisë është se kutitë me drogë janë vendosur gabimisht në rafte. Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë.

Policia ushtarake e San Paolo tha se disa njerëz po shkarkonin më shumë nga i njëjti produkt kur oficerët mbërritën në dyqan, duke shtuar se u përpoqën të arratiseshin. Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit.