Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin. Rrjetet sociale të saj çdo ditë kishin postime që kishin lidhje me reperin shqiptar.
Kohët e fundit Keisi jo vetëm që nuk po bën me statuse me Stresin, por ka hequr dhe të gjitha fotot e tyre bashkë nga Instagrami. As në profilin e Stresit nuk ka foto të Keisit. Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetin social.
Kujtojmë që një vit më parë Stresi dhe Keisi treguan se u martuan por nuk bënë dasëm. “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën”– ka thënë më herët Keisi.





